KAJRO – Lirohen punonjësit e medias turke të arrestuar në Egjipt

KAJRO, 16 janar /ATSH-AFP/ – Prokurori i përgjithshëm egjiptian vendosi sot të lirojë pesë punonjësit e agjencisë turke të lajmeve Anadolu Agency, të arrestuar një ditë më parë për publikimin e lajmeve të rreme mbi Egjiptin.

Sot, Ministria e Brendshme egjiptiane njoftoi arrestimin tre egjiptianëve dhe të një turku që punonin në zyrën e agjencisë në Kajro, që ishte një fasadë për një “bazë hakerash” (…) qëllimi i të cilëve ishte publikimi i lajmeve të rreme, sipas saj.

Sipas ministrisë, punonjësit e arrestuar po punonin për të deformuar imazhin e Egjiptit

Por sot, prokurori i përgjithshëm, Hamada al-Sawi, njoftoi në një komunikatë se kishte vendosur lirimin e tre egjiptianëve dhe të dy turqve dhe jo të vetëm një turku ashtu si ishte njoftuar më herët.

“Katër punonjësit, tre egjiptianë dhe një turk, të cilët po punonin në zyrën e agjencisë në Kajro, u ndaluan me urdhër të prokurorisë”, sipas Ministrisë së Brendshme.

Në Nju Jork, OKB-ja, nëpërmjet zëdhënësit Stephane Dujarric, kërkoi sot lirimin e tyre.

Ministria turke e Punëve të Jashtme kishte njoftuar se kishte thirrur të ngarkuarin me çështjen egjiptiane në Ankara për t’i kërkuar shpjegime./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.