SHBA – Pentagoni do të shkurtojë 250 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Irakun

UASHINGTON, 15 janar /ATSH-ANSA/- Administrata Trump parashikon të shkurtojë 250 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Irakun, në përgjigje të kërkesës së qeverisë irakiane për largimin nga vendi të trupave amerikane, raportoi gazeta ‘’Wall Street Journal’’ duke cituar burime të Pentagonit.

Këto fonde për qeverinë irakiane ishin miratuar nga Kongresi i SHBA.

Sipas Shtëpisë së Bardhë ekzistojnë edhe sanksione të tjera ekonomike dhe ushtarake kundër Bagdadit, pasi SHBA kanë investuar miliarda dollarë për stabilizimin e këtij vendi.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.