MOSKË, 15 janar /ATSH-AFP/- Vladimir Putin propozoi sot që të mbahet një referendum për reformat në Kushtetutën ruse, me qëllim forcimin e pushtetit të Parlamentit, duke ruajtur karakterin presidencial të sistemit politik që drejton prej 20 vitesh.
Masa kryesore e paralajmëruar synon të forcojë rolin e Parlamentit në formimin e qeverisë, duke i dhënë atij të drejtën e posaçme për të zgjedhur kryeministrin, të cilin presidenti do të jetë më pas i detyruar ta emërojë. Aktualisht, Duma konfirmon zgjedhjen e kreut të shtetit.
Sipas tij, ky është një ndryshim domethënës, për të cilin gjykon se Rusia është pjekur.
Aktualisht, dy dhomat e Parlamentit mbizotërohen nga forcat pro-Putin dhe nuk u kundërvihen kurrë dëshirave të Kremlinit./ /ervo/
