OSHEE investime në linjën 6 kV në Laç, përmirësohet cilësia e furnizimit me energji për 850 abonentë

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po investon për rikonstruksionin e linjës në tensionin e mesëm 6 kV, i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji për 850 abonentët në fshatrat Zhejëm, Gjormë, Fushë-Gjormë, Vilëz, Shëmri të Laçit.

Për rritjen e cilësisë së furnizimit me energji OSHEE ka nisur po ashtu një tjetër investim në autostradën Mamurras-Fushë Milot, i cili përfshin ndërtimin e linjave kabllore të tensionit të mesëm, kabina të reja dhe linja tensionit të ulët me kabëll ABC./a.gjonaj/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.