NJU JORK – HRW: Pekini po kryen një ofensivë botërore kundër të drejtave njerëzore

NJU JORK, 15 janar /ATSH-AFP/ – Qeveria kineze po kryen një sulm me intensitet të pazakontë kundër sistemit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, theksoi organizata “Human Rights Watch” në raportin e saj vjetor duke u bërë thirrje demokracive të reagojnë.

“Qeveria kineze po kryen një ofensivë intensive kundër sistemit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, më e pazakonta që prej vendosjes së këtij sistemi në mes të shekullit XX”, deklaroi Kenneth Roth, drejtor i ekzekutivit të HRW duke prezantuar këtë raport.

“Përveç mospranimit së kritikave në Kinë, qeveria kineze po provon ta shtrijë këtë censurim në pjesën tjetër të botës dhe po përdor ndikimin e saj ekonomik në rritje për të penguar kritikat”, shtoi organizata./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.