Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të prodhojë armë bërthamore

TEL AVIV, 15 janar /ATSH-ANSA/- Irani zotëron aq uranium sa duhet për të prodhuar një bombë bërthamore, është parashikimi i inteligjencës ushtarake izraelite, por Teherani aktualisht nuk ka një raketë me një kokë bërthamore.

‘’Ne e dimë saktësisht se çfarë ndodh në programin bërthamor iranian. Teherani mendon se do të ketë armë bërthamore por unë e them përsëri: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të marrë këto armë, deklaroi kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu.

Inteligjenca ushtarake izraelite sot ka vlerësuar se Irani do të jetë në gjendje të arrijë sa duhet uranium për prodhimin e një bombe bërthamore brenda këtij viti.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.