Linjë direkte fluturimi Zagreb-Tiranë/ Nisin negociatat me “Croatian Airlines”

TIRANË, 15 janar /ATSH/ – Vendosja e një linje direkte fluturimi Zagreb-Tiranë ishte në qendër të takimit që ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda zhvilloi me me presidentin e “Croatian Airlines”, Jasmin Bajic dhe drejtorin e Departamentit Komercial, Slaven Zabo.

Ambasada e Shqipërisë në Kroaci bën të ditur se në vijim të punës për zbatimin e diplomacisë ekonomike dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh me Kroacinë, ambasadori Poda zhvilloi një takim me presidentin e “Croatian Airlines”, Jasmin Bajic dhe drejtorin e Departamentit Komercial, Slaven Zabo.

Qëllimi i takimit ishte vendosja e një linje direkte fluturimi Zagreb-Tiranë, shton Ambasada shqiptare në Kroaci.

“Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për të filluar menjëherë negociatat, mes ‘Croatian Airlines’ dhe institucioneve përgjegjëse në Shqipëri, për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm”, thekson më tej Ambasada.

/gj.mima/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.