INDI – Bezos: Amazon do të investojë 1 miliard dollarë në bizneset e vogla

NJU DELHI, 15 janar /ATSH-DPA/- Gjiganti Amazon planifikon të investojë 1 miliard dollarë për të ndihmuar në dixhitalizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në Indi, deklaroi themeluesi i kompanisë dhe shefi ekzekutivit, Jeff Bezos.

“Njëzet e pesë vjet më parë Amazon ishte një kompani e vogël. Jo vetëm që i drejtoja personalisht pakot në zyrën postare, por i përgatisja dhe bëja të gjitha gjërat që bëjnë sipërmarrësit e vegjël”, theksoi Bezos.

Shefi i Amazon gjithashtu tha se kompania do të përdorë logon e saj globale për të eksportuar mallra me vlerë 10 miliardë dollarë të bëra në Indi deri në vitin 2025.

” Parashikoj se shekulli i 21 do të jetë shekulli Indian”, theksoi Bezos.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.