GREQI – Ekonomia greke shënoi rritje në vitin 2019

ATHINË, 15 janar /ATSH-ANA /- Buxheti i shtetit grek regjistroi një tepricë prej 4.96 miliardë eurosh në vitin 2019, deklaroi Ministria e Financave në një raport të saj.

Raporti, bazuar në të dhënat e përkohshme të zbatimit të buxhetit mbi bazën e modifikuar të parave të gatshme, tregoi se buxheti i shtetit regjistroi një deficit prej 225 milionë euro në periudhën janar-dhjetor 2019, nga një objektiv buxheti për një deficit të 839 milionë dhe një deficit prej 4.58 miliardë në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Të ardhurat neto ishin 55.019 miliardë euro, me një rënie me 7.0 milionë euro nga objektivat e buxhetit. Deklaratat e taksave arritën në 5,046 miliardë euro, një rritje prej 14 milionë eurosh nga objektivat. Të ardhurat nga programi i investimeve publike arritën në 2.777 miliardë euro, me një rënie prej 777 milionë eurosh nga objektivat.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.