FRANKFURT – Gjermania do të shpenzojë 3,6 miliardë euro për bioekonominë

FRANKFURT, 15 janar /ATSH-AFP/ – Qeveria gjermane miratoi sot një plan veprimi mbi bioekonominë prej 3,6 miliardë eurosh në pesë vjet për të zhvilluar burime të qëndrueshme të përdorura në produktet e përditshme, duke zëvendësuar karburantet fosile si nafta.

Ky plan parashikon mes të tjerave të mbështesë më shumë se një mijë projekte në bioekonomi, nën drejtimin e ministreve të Kërkimit, Anja Karliczek dhe Bujqësisë, Julia Klöckner.

Buxheti i akorduar mbulon periudhën nga viti 2020 deri në 2024 dhe do të shpërndahet në shkallën e 2,5 milliardë eurove për bujqësinë dhe më shumë se një miliardë për kërkimin./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.