BRUKSEL – BE kërkon nxitje politike për armëpushimin në Libi

BRUKSEL, 15 janar /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian shpreson se konferenca e ardhshme e paqes për Libinë, do ta çojë procesin politik drejt një armëpushimi në vendin e konfliktuar, deklaroi sot një zëdhënës.

Gjermania ka organizuar samitin për të dielën, në koordinim me Kombet e Bashkuara, që po mbikëqyrin konsultimet për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Libi.

Të ftuar në konferencë janë kryeministri i Libisë, Fayez al-Serraj dhe udhëheqësi rebel Khalifa Haftar, së bashku me përfaqësues nga Britania e Madhe, Franca, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia, si dhe zyrtarë të lartë nga disa shtete afrikane dhe arabe. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.