RUSI – Haftar largohet nga Moska pa nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit

MOSKË, 14 janar /ATSH-AFP/ – Burri i hekurt, libiano-lindori, Khalifa Haftar, i cili lufton qeverinë libiane të pranuar nga OKB (GNA), është larguar nga Moska pa nënshkruar armëpushimin e nënshkruar nga rivali i tij, theksoi sot diplomacia ruse.

“Marshalli Haftar kishte kërkuar një afat për të reflektuar para nënshkrimit zyrtar të armëpushimit të pranuar nga rivali i tij, Fayez al-Sarraj, por ai është larguar nga Moska pa dhënë nënshkrimin e tij mbi dokumentin e negociuar nën drejtimin e Ankarasë dhe Moskës”, theksoi zëdhënësja e ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

Trupat e dy kampeve janë përfshirë  në një luftë të përgjakshme në portat e Triipolit që prej nëntë muajsh./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.