FOTO/ Nisin me intensitet punimet për ujësjellësin e Delvinës, faza e parë 1.8 milionë euro

TIRANË, 14 janar /ATSH – I. Vata/- Deputeti i PS-së Alket Hyseni ka inspektuar sot punimet për ujësjellësin e Delvinës, projekt i cili është në fazën e parë me vlerë 1.8 milionë euro do të furnizojë me ujë 24 orë  pjesën më të madhe të qytetit.

“Kanë nisur me intensitet punimet për ujësjellësin e Delvinës. Faza e parë e projektit në vlerën 1.8 milionë euro, do bëjë të mundur që brenda vitit pjesa më e madhe e qytetit do furnizohet 24 orë me ujë”, shprehet Hyseni.

Rreth 10 mijë banorë të qytetit të Delvinës do të furnizohen për 24 orë me ujë të pijshëm, pas rehabilitimit të sistemit të furnizimit.

Projekti që po zbatohet parashikon rehabilitim i veprës së marrjes së ujit do të jetë nga burimi Vriz, ndërsa do të ndërtohet linja e dërgimit Burim Vriz–Depo e re.

Ndërtim i depos se re do të jetë me volum rreth 900 m3, si dhe do të rehabilitohet depoja ekzistuese e Dratikoit

Për ndërtimin e këtij ujësjellësi do të shpenzohen në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim (KFW), rreth  2.5 milionë euro, për 10000 banorë (1500 shtëpi dhe biznese), do të shtrohet 9200 ml rrjet i ri, si dhe do të rehabilitohet rreth 5000 ml rrjet shpërndarës ekzistues. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.