“Mirëpresim marrëveshjen ndërpartiake për reformën zgjedhore”/Norman: Dialogu, zgjidhja për problemet politike

TIRANË, 14 janar/ATSH/ “Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike”, deklaroi sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Ambasadori Norman reagoi pas tryezës së sotme të partive politike për reformën zgjedhore.

“E mirëpresim marrëveshjen ndërpartiake të sotme për të ndjekur reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, u shpreh ai./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.