Agjencia Telegrafike Shqiptare

LIBI – OKB: 1000 migrantë kthehen në Libi

KAJRO, 14 janar /ATSH-DPA/ – Rreth 1000 migrantë u kthyen në Libi gjatë dy javëve të para të vitit, deklaroi sot agjencia e migracionit e OKB-së.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) theksoi se lëvizja erdhi si pasojë e përleshjeve më të rënda që Tripoli ka parë që nga shpërthimi i armiqësive nëntë muaj më parë.

“Gjatë javëve të para të vitit 2020, në brigjet e Libisë janë kthyer të paktën 953 migrantë, mes të cilëve 136 ishin gra dhe 85 fëmijë”, shtoi ajo.

IOM deklaroi se vitin e kaluar gjatë së njëjtës periudhë në Libi nuk u kthye asnjë migrant. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version