Agjencia Telegrafike Shqiptare

LIBAN – Rikthehen protestat kundër liderëve të vendit

BEIRUT, 14 janar /ATSH-DPA/ – Demonstruesit libanezë dolën sërish në protestë kundër qeverisë, duke e përshkruar si “një javë zemërimi”, me shpresën se do të ushtrojnë presion ndaj liderëve politikë.

Libani është përfshirë nga protesta mbarëkombëtare që më 17 tetor, që çuan në dorëheqjen e kryeministrit Saad Hariri.

Pas një pushimi njëjavor protestash, hezitimi i liderëve libanezë për formimin e një qeverie të re dhe situatës së përkeqësuar ekonomike, shkaktuan rikthimin e tyre.

Protestuesit bllokuan rrugët kryesore për të ndaluar njerëzit të shkonin në punë, gjithashtu bllokuan dhe rrugët kryesore në jug, lindje dhe veri. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version