IRLANDË – Varadkar konfirmon zgjedhjet e parakohshme më 8 shkurt

DUBLIN, 14 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri irlandez, Leo Varadkar konfirmoi sot zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative më 8 shkurt duke theksuar se bëhej fjalë për momentin më të mirë menjëherë pas Brexit, ndërkohë që pritet të fillojnë negociatat për marrëdhënien e ardhshme mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

“Ekziston aktualisht një dritare veprimi për të zhvilluar zgjedhje legjislative dhe për të pasur një qeveri të re për takimin e ardhshëm të Këshillit Europian në muajin mars me një mandat të fortë për t’u përqendruar në këto negociata”, deklaroi Leo Varadkar për shtypin.

Në mungesë të një maxhorance të mjaftueshme parlamentare partia Fine Gael (qendra e djathtë) e kryeministrit, Leo Varadkar qeveris Irlandën që prej zgjedhjeve legjislative të vitit 2016 me mbështetjen e partisë rivale Fianna Fail./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.