BRUKSEL – Borrel: Garantimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin më i rëndësishëm se kurrë

BRUKSEL, 14 janar /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, i ngarkuar për mbikëqyrjen e mekanizmit për zgjidhen e mosmarrëveshjeve parashikuar në marrëveshjen bërthamore të arritur me Iranin, u ka kërkuar të gjithë nënshkruesve, përfshirë dhe Teheranin, ta ruajnë atë.

“Ruajta e JCPOA-së (akronim i tekstit të nënshkruar në vitin 2015) është sot më e rëndësishme se kurrë”, konfirmoi ai në një komunikatë.

“Mekanizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve (aktivizuar nga europianët) kërkon përpjekje intensive dhe mirëbesim nga të gjithë. Si koordinues, pres nga të gjithë pjesëmarrësit në JCPOA t’i bashkohen këtij procesi”, shtoi ai. / /ec/bruksel

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.