Ushqimi 100% bio dhe vend fantastik/ Ambasadorja e Suedisë fton turistët në Shqipëri

TIRANË, 13 janar /ATSH/-Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad i ka bërë thirrje turistëve suedezë që të vizitojnë Shqipërinë.

Ajo ka vizituar Mrizin e Zanave, pikën agroturistike në Fishtë të Lezhës të ngritur nga sipërmarrësi Altin Prenga.

Ambasadorja Hastad shprehet se tek Mrizi i Zanave ushqimi është fantastik dhe 100% vendas. Ajo shton se “Altini është një sipërmarrës me vizion”.

“Miq suedezë – koha për të vizituar Shqipërinë! Sot u njohëm me Altinin, një sipërmarrës të vërtetë, me  vizion! Agroturizmi Mrizi i Zanave. Ushqimi është fantastik! 100% lokal dhe i qëndrueshëm”, thekson Ambasadorja Hastad.

Ambasadorja suedeze Hastaq që prej ardhje së saj në Shqipëri ka promovuar mënyrën e jetesës sa më të shëndetshme dhe të qëndrueshme në mbrojtje të mjedisit.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.