Rritja e numrit të turistëve/ WizzAir 5 destinacione të reja low cost

Tiranë, 13 janar /ATSH/ – “Wizz Air”, linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Europën Qendrore dhe Lindore, njoftoi sot 5 linja të reja nga Tirana për në Itali duke filluar nga vera e 2020-ës.

Të gjithë pasagjerët, individë apo nga bizneset, do të përfitojnë nga lidhjet e shpeshta për të arritur dhe zbuluar pesë destinacione interesante italiane si: Milano, Bergamo, Bologna, Verona, Venecia, Treviso dhe Pisa.

Këto fluturime me tarifat e ulëta të Wizz nga Tirana në Itali do të fillojnë nga 29 marsi 2020.

Duke iu përgjigjur kërkesave të klientëve të saj dhe të angazhuar për të krijuar mundësi më të volitshme udhëtimi, “Wizz Air” dyfishoi rrjetin e saj nga Tirana, duke ofruar në vitin 2020 një total prej 10 fluturimesh për 5 vende që do të kontribuojnë më tej në rritjen e turizmit në hyrje dhe dalje dhe përmirësimin e lidhjeve të biznesit midis këtyre vendeve.

George Michalopoulos, drejtori i shitjeve i “Wizz Air” tha: “‘Wizz Air’ është angazhuar fuqimisht në krijimin e mundësive të reja për pasagjerët e saj shqiptarë dhe sot ne jemi të entuziazmuar që dyfishojmë numrin e fluturimeve që operojmë në Tiranë dhe njoftojmë pesë fluturime të reja nga kryeqyteti i Shqipërisë drejt Italisë. Ne besojmë se këto fluturime përfaqësojnë një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zgjerimin e rrjetit tonë, ndërsa më shumë udhëtarë mund të shijojnë tarifat më të ulëta të ‘Wizz Air’ me shërbim të jashtëzakonshëm në bord. Ne mirëpresim të gjithë udhëtarët në bordin e një prej flotave më të reja dhe më të besueshme të Europës”.

“Wizz Air” është kompania më e madhe ajrore në Europën Lindore dhe Qendrore. Flota ajrore e saj përfshin 120 njësi ajrore të tipit “Airbus A320”, “Airbus A321” dhe “Airbus A321neo”. “Wizz Air” fluturon drejt 700 drejtimeve nga 25 baza ajrore.

“Wizz Air” shërben si pikë lidhëse për 154 destinacione nga 45 vende të ndryshme.

Destinacionet Ditët e fluturimeve Data e nisjes Çmimet duke filluar nga**
Tirana – Milano Bergamo Përditë 29 mars 2020 EUR 29.99**
Tirana – Bologna Monday, Wednesday, Friday, Sunday 1 maj 2020 EUR 29.99**
Tirana – Verona Monday, Wednesday, Friday, Sunday 1 maj 2020 EUR 29.99**
Tirana – Venecia (treviso) Tuesday, Thursday, Saturday 1 gusht 2020 EUR 29.99**
Tirana – Pisa (Toskana) Tuesday, Thursday, Saturday 31 mars 2020 EUR 29.99**
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.