Qytetarët që humbën fluturimin drejt Milanos me “Fly Ernest”, TIA: T’i riprogramojnë me “EasyJet”

TIRANË, 13 janar/ATSH/ ⁣Tirana Airport Partners njoftoi sot se qytetarët që kishin planifikuar fluturimin drejt Milanos me kompaninë “Fly Ernest” do të shërbehen nga kompania “EasyJeet”.

“’EasyJet’ është në dispozicion për të ndihmuar pasagjerët e prekur nga fluturimet e rezervuara me ‘Fly Ernest’ drejt Milanos. Të gjithë ata pasagjerë që kanë rezervuar një biletë me ‘Fly Ernest’ për në Milano do të kenë mundësinë që nëpërmjet një tarife prej 70 euro (me bagazh dore) të riprogramojnë fluturimin e tyre. Afati është deri me datën 26 janar”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Për të përfituar nga ky udhëtim, TIA informon se pasagjerët duhet të kenë kodin e prenotimit të biletës dhe të kontaktojnë shërbimin e klientit në numrat: 199 304 213 (nga Italia), ose: +44 330 365 5030, nga çdo vend tjetër.⠀/a.gjonaj/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.