PAKISTAN – Anulohet dënimi me vdekje për ish-presidentin Musharraf

LAHORE, 13 janar /ATSH-AFP/ Drejtësia pakistaneze anuloi sot dënimin me vdekje në mungesë për ish-presidentin dhe gjeneralin Pervez Musharraf të internuar në Dubai, duke argumentuar se gjykata speciale që e dënoi atë për tradhti ishte antikushtetuese.

“Parashtrimi i ankesës, kushtetuta e gjykatës, përzgjedhja e ekipit të prokurorisë janë të paligjshme. Aktgjykimi i plotë është lënë mënjanë”, tha prokurori Ishtiaq A Khan, i cili mbrojti qeverinë pakistaneze para Gjykatës së Lartë të Lahore-s.

Prokuroria mund ta ndjekë përsëri penalisht ish-kreun e shtetit, mbi të cilin rëndojnë ende disa akuza, vetëm me miratimin e qeverisë pakistaneze./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.