INDONEZI – Xhakarta dhe Abu Dabi marrëveshje tregtare me vlerë 23 miliardë dollarë

XHAKARTA, 13 janar /ATSH-AFP/ – Indonezia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën sot një sërë marrëveshjesh tregtare për një shumë prej rreth 23 miliardë dollarë, përfshirë investime në energji dhe infrastruktura, theksoi presidenti indonezian, Joko Widodo në përfundim të një vizite në Abu Dhabi.

“Pas një takimi dypalësh me princin trashëgimtar, Cheikh Mohammed ben Zayed (…) ne kemi marrë pjesë në nënshkrimin e pesë marrëveshjeve për bashkëpunim ndërqeveritar dhe të 11 marrëveshjeve tregtare në fusha të ndryshme me vlerë prej rreth 23 miliardë dollarë”, theksoi presidenti indonezian në rrjetin social Twitter.

“Këto investime do të realizohen nëpërmjet një fondi të ri indonezian që do të përfshijë gjithashtu mbështetjet e grupit japonez “Softbank” dhe të agjencisë amerikane të zhvillimit IDFC”, theksuan autoritetet indoneziane.

“‘Rreth 12,6 miliardë dollarë do të ndahen për zhvillimin e intalacioneve petrokimike në perëndim të ishullit Java, nën drejtimin e kompanisë indoneziane të hidrokarbureve  “Pertamina” dhe gjigandit të emiratit të energjisë ‘Abu Dhabi National Oil Company’ (Adnoc)”‘, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.