GJERMANI – Regjistrohet tepricë rekord buxheti në vitin 2019

FRANKFURT, 13 janar /ATSH-AFP/ Shteti federal njoftoi se kishte regjistruar një tepricë rekord buxheti prej 13,5 miliardë eurosh në vitin 2019, në një kohë kur Berlinit po i bëhet presion nga partnerët e tij që të shpenzojë më shumë.

“Ne ishim me fat, por sigurisht edhe e menaxhuam mirë situatën”, tha sot ministri socialdemokrat i Financave, Olaf Scholz.

Në këtë mënyrë, Gjermania arrin të kënaqë dogmën e një buxheti federal, të paktën në ekuilibër, pas së cilës është kapur në mënyrë të vendosur e djathta, por edhe krahu centrist i socialdemokratëve, i përfaqësuar nga Scholz.

Rekordi i mëparshëm i tepricës buxhetore daton në vitin 2015, me 12,1 miliardë euro./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.