EBA- Pritet të nisë nga funksionimi reaktori i parë bërthamor civil

ABU DABI, 13 janar /ATSH-AFP/- Reaktori i parë bërthamor civil i Emirateve të Bashkuara Arabe do të fillojë funksionimin pas disa muajsh, njoftuan sot zyrtarët e sektorit të energjisë, pas raportesh të shumta të lidhura, ndër të tjera, me respektimin e standardeve të sigurisë.

Nisja e punës së këtij reaktori, i pari ndër katër që formojnë termocentralin bërthamor Barakah, ishte planifikuar fillimisht për në fund të vitit 2017.

“Ai duhet të fillojë nga funksionimi brenda disa muajsh. Ai do të ngarkohet me karburant bërthamor për këtë qëllim dhe do të jetë reaktori i parë funksional në botën arabe”, u tha gazetarëve, Awaidha al-Marar, kreu i departamentit të Energjisë për Abu Dabin./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.