BM – Harry takim me mbretëreshën Elizabeth mbi planet për tërheqjen nga detyrat mbretërore

LONDËR, 13 janar /ATSH-DPA/ – Princi Harry i Britanisë së Madhe pritet të takojë sot gjyshen e tij, mbretëreshën Elizabeth II dhe zyrtarë të tjerë mbretërorë për të diskutuar planet e tij për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore.

Harry dhe gruaja e tij Meghan, Dukesha e Suseksit, njoftuan të mërkurën se do të tërhiqen nga detyrat mbretërore, do të ndërtojnë pavarësi financiare dhe do ta ndajnë kohën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

BBC dhe medie të tjera britanike deklaruan se Mbretëresha do të zhvillojë bisedime me nipin e saj në pronën Sandringham për rolet e ardhshme të Harry-t, 35 vjeç dhe Meghan-it, 38 vjeç.

Megjithatë Buckingham Palace, Harry dhe Meghan nuk e kanë konfirmuar takimin.

Shumë komentatorë dhe gazeta kanë kritikuar planet e çiftit. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.