TAJVAN – Tsai zotohet të forcojë lidhjet me Japoninë dhe SHBA-në

TAIPEI, 12 janar /ATSH-DPA/ – Liderja e re e Tajvanit Tsai Ing-wen u zotua të forcojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë ndërsa priti sot përfaqësues nga të dy vendet, një ditë pasi ajo u rizgjodh në platformën kundër Kinës.

Votuesit mbështetën Tsain, e cila fitoi 57,1% të votimit, ku mori një mandat të dytë dhe të fundit katërvjeçar për Partinë Demokratike Progresive (DPP).

Sipas zyrës së presidencës Tsai u takua me drejtorin e Institutit Amerikan në Tajvan (AIT) Brent Christensen, në ambasadën de fakto amerikane në Taipei.

Ajo deklaroi se demokracia dhe liria krijojnë themelin për partneritet afatgjatë me SHBA-në dhe se Tajvani do të vazhdojë të bashkëpunojë me të në çështje që përfshijnë sigurinë rajonale dhe ekonominë.

Tsai u takua gjithashtu me Mitsuo Ohashi-n, kryetarin e Shoqatës së Shkëmbimeve Japoni-Tajvan, që është parë si ambasada de facto e Japonisë në Tajvan.

Ajo u zotua të forcojë më tej marrëdhëniet bilaterale me Japoninë në aspektin e ekonomisë, kulturës dhe sportit, ku përmendi si shembull Lojërat e Olimpike 2020 të Tokio. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.