RUSI – Putin-Merkel takim për bisedime mbi Lindjen e Mesme, Libinë dhe Ukrainën

MOSKË, 11 janar /ATSH-DPA/ – Kancelarja Angela Merkel u takua sot me presidentin rus Vladimir Putin për bisedime mbi situatat aktuale të krizës në Lindjen e Mesme.

Bisedimet në Kremlin u përqendruan rreth konflikteve në Libi dhe Siri si dhe në situatën në Iran.

Merkel theksoi se i pëlqente të vizitonte Moskën. Ajo shtoi se Gjermania dhe Rusia kanë shumë interesa të përbashkëta. “Të flasësh me njëri-tjetrin është më mirë sesa të flasim për njëri-tjetrin”, theksoi Merkel.

Kremlini ka deklaruar para bisedimeve se ata do të përqendrohen në situatën në Siri dhe Libi, si dhe në përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme pas sulmit ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit në 3 janar.

Diplomati i lartë i Gjermanisë, Heiko Maas, ishte gjithashtu pjesë e takimit. / /sara/

Vijon….

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.