KV – Pheniani: Nuk ka rifillim të negociatave nëse SHBA nuk pranon të gjitha kërkesat

SEUL, 11 janar /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut theksoi sot se nuk do të rifillonte negociatat me Uashingtonin për programin bërthamor nëse SHBA-ja nuk jep “marrëveshje të plotë” për kërkesat e saj.

Kim Kye Gwan, këshilltar i Ministrisë koreano-veriore të Punëve të Jashtme, cituar nga agjencia zyrtare KCNA, konfirmoi se Pheniani kishte mirëpritur letrën e Donald Trump që i dërgonte një urim për ditëlindje Kim Jong Un-it.

Por, ai paralajmëroi menjëherë se do të ishte “absurde” të shpresonte që Pheniani të rifillonte diskutimet vetëm sepse marrëdhëniet personale nuk ishin të këqija mes dy drejtuesve.

“SHBA-ja duhet tashmë të japë miratimin e saj të plotë për pikat e ngritura nga Pheniani gjatë diskutimeve të mëparshme mes dy vendeve”, konfirmoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.