GREQI – Të paktën 12 migrantë të vdekur pas mbytjes së një anijeje

ATHINË, 11 janar /ATSH-AFP/ – Të paktën 12 migrantë humbën jetën pas mbytjes së anijes së tyre në detin jonian, që transportonte 50 persona, theksuan rojat bregdetare greke.

“Rreth 12 trupa u gjetën. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë”, deklaroi një zyrtar i rojave bregdetare duke shtuar se 20 persona ishin shpëtuar.

Anija, me rreth 50 persona në bord, u fundos në brigjet e ishullit Paxos, ndërkohë që po përpiqej të mbërrinte në brigjet e Italisë.

“Gjashtë patrulla të rojave bregdetare dhe dy helikopterë u angazhuan në operacionet e shpëtimit”, sipas autoriteteve.

Mijëra migrantë kanë humbur jetën këto vitet e fundit në Mesdhe duke u bërë kështu rruga më e rrezikshme në botë.

Në vitin 2019, Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (OIM) regjistroi 1 283 të vdekur në Mesdhe./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.