FOTO/ Autorja e re nga Kruja sjell për lexuesin botimin “Iluzione në vrapim”

TIRANË, 11 janar /ATSH/ – “Iluzione në vrapim” është libri më i fundit që vjen nga një nga autoret e reja në Krujë. Ky libër vjen në momentin, ku as festat e fundvitit nuk e ndriçuan zbehjen e jetës sociale të shokuar mes pasojash të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit.

Selidona Zalla, studente në Fakultetin e Histori- Filologjisë, ka promovuar sot librin e saj të parë, ku poezitë e saj i dedikohen dashurisë, fuqisë së forcës njerëzore, natyrës, ëndrrave, e që bashkë bëjnë jetën!

“Iluzione në Vrapim” erdhi në momentin që banorët të kuptojnë se njerëzit mbahen mendo jo kur bien, por sa herë ngrihen bashkë edhe më të fortë! Prandaj, iluzioni i vrapimit është zgjedhur për të gjetur forcën që lind brenda nesh dhe që na udhëheq, motivon se jeta vazhdon dhe ne kemi detyrën për ta bërë atë të bukur, si një iluzion.

Tejet e emocionuar, autorja shprehet “shumë i veçantë për mua promovimi i librit tim të parë. Iluzione në vrapim vjen si një shpërthim i brendshëm i të gjitha ndjesive të bukura dhe jo të bukura që shpirti njerëzor mbart. Shumë mirënjohëse të gjithëve atyre që më mbështetën”. Gjithashtu, Selidona premton se ky libër do të pasohet me të tjera botime.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.