Zgjidhet kryetari i PS-së në Kuçovë, Felaj: Proces serioz dhe frymë bashkëpunimi në Asamble

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj vlerësoi sot procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Socialistë të bashkisë Kuçovë, Sybi Shehu.

“Sapo përmbyllëm procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Socialiste të bashkisë Kuçovë. Faleminderit të gjithë anëtarëve tanë të Asamblesë së zgjeruar për pjesëmarrjen, vlerësimin dhe seriozitetin e zhvillimit të procesit”, – tha Felaj.

Ajo i uroi suksese kryetarit të rizgjedhur, Sybi Shehu dhe kandidatit tjetër Fatmir Doksani, për frymën e bashkëpunimit në Asamble.

“Ka më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë, dhe më e madhja nga këto është Partia Socialiste. Suksese dhe të gjithë socialistëve kudo që janë”, – tha ajo./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.