JERUZALEM – Izraeli liron një të dënuar për spiunazh në përfitim të Sirisë

JERUZALEM, 10 janar /ATSH-AFP/ – Autoritetet izraelite njoftuan sot lirimin e parakohshëm të dy të burgosurve, njëri prej të cilëve i dënuar për spiunazh në përfitim të Sirisë fqinje, në kuadër të një shkëmbimi kompleks të lehtësuar nga Rusia.

Sidqi al-Maqt, një banor nga lokaliteti i Majdal Shams, në pjesën e Golanit sirian, aneksuar nga Izraeli, ishte dënuar në 2015 me 11 vjet burg për spiunazh, tradhti, kontakt me një agjent të huaj dhe transferimin e informacioneve në përfitim të Sirisë së Bachar al-Assad.

Ai ishte burgosur për disa vite në Izrael për spiunazh në përfitim të një fuqie të huaj.

“I burgosuri, Sidqi Al-Maqt do të lirohet nesër, më 10 janar, para përfundimit të burgimit të tij”, theksuan autoritetet izraelite në një komunikatë.

Autoritetet njoftuan gjithashtu lirimin e parakohshëm të një banori tjetër të Lartësive Golan, aneksuar nga Izraeli, i cili do të mbahej i burgosur deri në vitin 2023 për vrasjen e një siriani./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.