JAPONI – Abe vizitë për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

TOKIO, 10 janar /ATSH-DPA/- Kryeministri japonez Shinzo Abe do të bëjë një udhëtim pesëditor në Lindjen e Mesme, për uljen e tensioneve midis Iranit dhe SHBA-së.

Kryeministri Abe ka planifikuar të vizitojë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin’’, tha zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga, në një konferencë shtypi.

Kryeministri e mori këtë vendim pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, u tërhoq nga një përballje ushtarake me Iranin, pas lëshimit të raketave balistike nga Teherani në dy baza që strehonin forcat amerikane në Irak.

“Abe do t’i informojë të tre vendet për dërgimin e planifikuar të marinës japoneze në rajon’’, deklaroi Suga, megjithëse vendimi u mor pa miratimin e parlamentit, ndërkohë që opozita i kërkoi qeverisë së Abe-s të hiqte dorë nga ky plan.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.