GJERMANI – Shpëtohen 119 migrantë nga anija “Sea-Watch 3”

ROMË, 10 janar /ATSH-DPA/ – Anija gjermane “Sea-Watch 3” shpëtoi 119 migrantë në tre operacione të veçanta shpëtimi gjatë 24 orëve të fundit, deklaruan drejtuesit e saj.

“Në operacionin e parë, 60 persona u shpëtuan nga një gomone. Shtatëmbëdhjetë të tjerë u shpëtuan disa orë më vonë, dhe 42 të tjerë sot në mëngjes”, shtoi i njëjti burim.

”Sea-Watch” akuzoi autoritetet malteze se nuk po i kushtonin vëmendje gjendjes së vëshitë të grupit të fundit të migrantëve, të cilët ishin në ujërat e kërkimit dhe shpëtimit maltez.

“Varka u identifikua që dje pasdite, por autoritetet malteze refuzuan të fillonin shpëtimin. (Forcat e Armatosura dhe qeveria e Maltës) mosveprimi juaj vret!” shkroi në twitter Sea-Watch.

Shpëtimet që u zhvilluan dje dhe sot janë të parat e realizuara nga “Sea-Watch 3” që nga përfundimi i bllokimit ligjor të anijes në Itali. Masa u hoq në muajin dhjetor. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.