GJERMANI – Infantino zgjidhet anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

BERLIN, 10 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u zgjodh sot anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), por me rezultatin më të ulët të tre anëtarëve të rinj.

Infantino u votua me 63 vota pro dhe 13 kundër nga sesioni i IOC-së në Lozanë, tre vjet pasi u zgjodh president i organit qeverisës të futbollit.

FIFA, organizata më e fuqishme sportive së bashku me IOC-në, nuk u përfaqësua në IOC që nga viti 2015 kur presidenti i atëhershëm Joseph Blatter hoqi dorë nga anëtarësimi.

Kreu i Federatës Ndërkombëtar të Tenisit David Haggerty pati një rezultat 70 vota pro dhe katër kundër, ndërsa kreu i Komitetit Olimpik Japonez, Yasuhiro Yamashita u zgjodh anëtar i IOC-së me 74 vota pro dhe një kundër.

IOC zgjodhi në komitetin e etikës avokaten keniane Amima Mohamed. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.