BRUKSEL – Stoltenberg: Besojmë se rrëzimi i avionit ka ardhur nga raketat iraniane

BRUKSEL, 10 janar /ATSH-ANSA-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se nuk kishte asnjë arsye për të mos besuar informacionet e disa vendeve perëndimore, sipas të cilave rrëzimi i një Boeing-u ukrainas mund të kishte ardhur si pasojë e lëshimit aksidental të një një raketë antiajrore iraniane.

“Nuk do të hyja në detaje rreth shërbimeve tona sekrete, por ajo që dua të them është që nuk kemi asnjë arsye të mos besojmë informacionet që kanë ardhur nga kryeqytete të ndryshme aleate të NATO-s”, deklaroi Stoltenberg.

Këto vende kanë shprehur shqetësimet e tyre përsa i përket informacioneve, sipas të cilave avioni mund të ishte rrëzuar nga mbrojtja antiajrore iraniane”, shtoi ai.

Irani përjashtoi kategorikisht tezën, sipas të cilës Boeing 737 që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit ishte prekur nga një raketë, pistë e mbështetur nga disa vende, veçanërisht Kanadaja./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.