UASHINGTON – SHBA-ja kërkon një tranzicion të negociuar në Venezuelë

UASHINGTON, 9 janar /ATSH-AFP/ – SHBA-ja u shpreh sot në mbështetje të një tranzicioni të shpejtë të negociuar drejt demokracisë në Venezuelë, do t’i hapte rrugën zgjedhjeve të lira deri në fund të vitit.

“Negociatat mund të ofrojnë një dalje nga kriza në formën e një qeverie kalimtare që do të organizonte zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi në një komunikatë kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

Zhytur në një kaos të rëndë ekonomik, Venezuela shikon qëndrimin, me çdo çmim, në krye të shtetit të autokratit, Nicolas Maduro, trashëgimtar i Hugo Chavez.

Situata politike është përkeqësuar këto ditët e fundit në vend me një duel për presidencën e Parlamentit mes opozitarit, Juan Guaido dhe një rivali të mbështetur nga çavistët.

Për të penguar këtë lëvizje, “një tranzicion i shpejtë i negociuar drejt demokracisë është mënyra më efektive dhe më e duhur për paqen dhe prosperitetin në Venezuelë”, theksoi Pompeo, të cilin Maduro e ka cilësuar si “një klloun i dështuar” për mbështetjen e tij për Juan Guaido./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.