Thaçi: Kosova pranë Australisë në këto ditë të vështira

TIRANË, 9 janar /ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.

Thaçi thotë se atyre u ka ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndalimin e zjarreve.

“Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira”, ka thënë ai./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.