SPANJË – Kreu i Podemos një prej zëvendëspresidentëve të qeverisë

MADRID, 9 janar /ATSH-AFP/ – Drejtuesi i partisë së majtë radikale Podemos, Pablo Iglesias, do të jetë një prej katër zëvendëspresidentëve të qeverisë spanjolle të socialistit, Pedro Sanchez, përbërja e të cilës do të njoftohet të dielën, theksoi sot ekzekutivi.

“Qeveria që drejton, Pedro Sanchez do të numërojë një zëvendëspresident për të Drejtat Sociale dhe për Axhendën 2030, që do të mbahet nga Pablo Iglesias”, theksuan shërbimet  e Sanchez në një komunikatë.

Shtetet anëtare të OKB-së kishin miratuar në vitin 2015 një program për zhvillimin afatgjatë deri në 2030, titulluar Axhenda 2030, që parashikon të zhdukë varfërinë.

Iglesias, doktor në shkencat politike kishte shprehur nevojën për të mbrojtur të drejtat sociale dhe shërbimet publike si një nga orientimet e qeverisë së re të unionit të majtë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.