Shqipëria merr kryesimin e OSBE/ Spiropali: Mundësi për të shpalosur vizionin europian që ka vendi ynë si garant i paqes në rajon

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

TIRANË, 9 janar/ATSH/-Elisa Spriopali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e konsideroi moment historik marrjen e kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria.

Sipas saj, kjo është mundësi për të shpalosur vizionin identitar europeist që ka vendi ynë, si garanti i paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria është moment historik, përvojë shënjuese po aq sa edhe një mundësi për të shpalosur vizionin identitar europeist që ka vendi ynë, si garanti i paqes dhe stabilitetit në rajon”-, tha Spiropali. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.