SHBA – Trump konfirmon pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik të Davosit

UASHONGTON, 9 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të marrë pjesë në fund të janarit në Forumin Ekonomik të Davosit, theksoi sot një zyrtar amerikan.

Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë pritet në stacionin e Alpeve zvicerane më 21 dhe 22 janar.

Vitin e kaluar, ai anuloi pjesëmarrjen e tij në momentin e fundit për shkak të “shutdown”-it që kishte paralizuar administratën federale amerikane.

Mes anëtarëve të delegacionit amerikan që do të shkojnë këtë vit në Davos bëjnë pjesë vajza dhe këshilltarja e presidentit amerikan, Ivanka Trump, si dhe dhëndri dhe këshilltari, Jared Kushner.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, ministri i Tregtisë, Wilbur Ross dhe përfaqësuesi i Tregtisë, Robert Lighthizer do të jenë gjithashtu të pranishëm./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.