IRAN – Avioni ukrainas drejt aeroportit në çastin e tragjedisë

TEHERAN, 9 janar /ATSH-AFP/- Avioni tip ”Boeing 737” i kompanisë ajrore “Ukraine International Airlines”, që u rrëzua dje në Teheran, bëri një kthim prapa, pas shfaqjes së një problemi, njoftoi Organizata Iraniane e Aviacionit Civil (CAO).

“Avioni u zhduk nga ekranet e radarëve në çastin kur arriti në një lartësi prej rreth 2 400 metrash. Piloti nuk transmetoi ndonjë mesazh në radio, në lidhje me rrethana të pazakonta”, saktësoi CAO pas hetimeve paraprake të publikuara në faqen e saj të internetit.

“Avioni, që në fillim ishte drejtuar drej perëndimit për të dalë nga zona ajrore e aeroportit, u kthye djathtas për shkak të një problemi dhe ishte rrugës së kthimit për në aeroport në çastin e përplasjes”, shtoi CAO./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.