“Behind the Illusion”: Berati, mes 10 vendeve në planet me fushën më të fortë të energjisë

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Në gjithë këtë planet të madh, Berati, qyteti i një mbi një dritareve, është renditur mes 10 vendeve më të njohura në botë për lidhjen me hyjnoren dhe fushën energjike të lartë.

“Behind the Illusion” renditi 10 destinacione të njohura për energjinë e tyre të lartë.

”Ka vende në botë ku njerëzit mund të ndiejnë lidhjen me hyjnoren. Atje, ku njerëzit e ndjeshëm ëndërrojnë gjëra të çuditshme kur ata kalojnë natën në atë vend. Vende të tilla mund t’ju japin përgjigje pyetjeve që ju kanë munduar prej kohësh dhe ju mund të ndieni energji të përqendruar në një nivel më të lartë shpirtëror”, shkruan “Behind the Illusion”.

Sipas kësaj medie, edhe Berati është një ndër vendet e njohura në botë për lidhjen me hyjnoren dhe fushën energjike të lartë

“Berati është një krenari e arkitekturës shqiptare. Qyteti i vjetër dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Berati paraqet një ndërthurje të mrekullueshme të kulturës, traditave dhe zakoneve lindore dhe perëndimore”, – citohet “Behind the Illusion”.

Qyteti, sipas “Behind the Illusion”, është thesari i historisë shqiptare dhe dëshmi e harmonisë midis besimit dhe kulturës.

“Në Berat, njerëzit kanë një energji shpirtërore shumë të fuqishme të shërimit. Sot, pas mureve të qytetit ka ende njerëz që nuk besojnë në sëmundje, duke e bërë këtë vend unik dhe autentik”, thuhet më tej në shkrimin e publikuar nga “Behind the Illusion”. /a.gjonaj/

10 spiritual places on Earth with the strongest energy field

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.