16 mijë subjekte prisnin në radhë për regjistrim biznesi/ Shërbimet online i japin fund aplikimeve fizike në sportelet e QKB-së

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/495537614500481/

TIRANË, 9 janar/ATSH-A. Fortuzi/-Regjistrimi i biznesit tashmë bëhet vetëm me një klik te “https://e-albania.al/”, duke eliminuar radhët, ecajake dhe ryshfete dhe duke përfituar kohë të vlefshme për ngritjen e biznesit.

Kryeministri Edi Rama përmes një video të publikuar sot njofton se, “deri dje 16 mijë subjekte prisnin nëpër radhë të gjata për të regjistruar biznesin. Me revolucionin digjital 2020, nga 1 janari i japim fund aplikimeve në sportelet fizike te Qendra Kombëtare e bizneseve!”

“Regjistrimi kryhet vetëm online përmes “https://e-albania.al/”, pa ecejake, pa radhë, pa ryshfet. Plotësoni formularin e regjistrimit online në kohën që zgjidhni ju. Pajisuni me nënshkrim elektronik pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për ta firmosur elektronikisht kërkesën tuaj për regjistrim biznesi. Shërbime Publike për Shqipërinë që Duam”, thekson Rama. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.