Vijon puna për rikualifikimin urban të qendrës së Fierit dhe rehabilitimin e lumit Gjanicë

TIRANE, 8 janar/ATSH/ Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim të qeverisë shqiptare vijon zbatimin e projektit për rikonstruksionin e qendrës së Fierit dhe rehabilitimin e lumit Gjanicë.

Rehabilitimi i shtratit të lumit “Gjanica” dhe shndërrimi në një nga ambientet më të frekuentuar për qytetaret, është pjesë e projektit që po zbatohet për rikonstruksionin e qendrës së qytetit të Fierit.

Në përfundim të projektit, në të dy anët e lumit, me një gjatësi prej 750 metrash, do të ketë trotuare me gurë dekorativë, skarpatet do të jenë të gjelbëruar, ndërsa janë planifikuar edhe ndërtimi i lulishteve me disa ballkone në pjesën e qendrës.

Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në hyrje të qytetit është ndërtuar një portë shërbimi, e cila do të grumbulloje mbeturinat që sjell lumi.

Shtrati i lumit Gjanica gjatë tre viteve të fundit është pastruar sistematikisht përgjatë gjithë gjatësisë së tij, deri aty ku bashkohet me lumin Seman. /a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.