KIEV, 8 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi për “spekulime” me rastin e rrëzimit të një aeroplani ukrainas tip ”Boeing” në Iran, që shkaktoi vdekjen e rreth 180 personave.
“U kërkoj të gjithëve të përmbahen nga spekulimet dhe versionet e paverifikuara të katastrofës”, shkroi Zelensky në FB.
Ambasada e Ukrainës në Iran theksoi se ka pasur një avari të motorit të avionit dhe teza e një sulmi terrorist aktualisht është përjashtuar.
Një aeroplan, tip ”Boeing 737” i kompanisë ”Ukraine Airlines” u rrëzua, menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Iranit ”Imam Khomeini”.
Sipas medieve raportohet se në bord ndodheshin 180 persona, përfshirë ekuipazhin dhe pasagjerët.
”Shkaku i rrëzimit të aeroplanit mendohet një problem teknik’’, theksoi një burim zyrtar.
Deri tani njoftohet se nuk ka asnjë të mbijetuar./ /os/ a.jor.