SHBA – Mitsotakis: Do ta mbyllim zyrën e FMN-së në Athinë

ATHINË, 8 janar /ATSH-ANSA/ – Zyra e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Athinë do të mbyllet së shpejti, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga Uashingtoni, në përfundim të një takimi me drejtoreshën e FMN, Kristalina Georgieva.

”Mbyllja e zyrës së FMN, një nga protagonistët e planit të shpëtimit grek gjatë viteve të krizë shkatërruese ekonomike nënkupton fundin e krizës në vendin tonë”, theksoi Mitsotakis.

Duke folur me Georgievën, Mitsotakis iu drejtua temës së buxhetit që i është kërkuar Greqisë nga kreditorët ndërkombëtarë, të cilat duhet të zvogëlohen në vitin 2021.

“Unë mendoj se ka ardhur koha ta diskutoni atë me partnerët tanë në eurozonë. Ne jemi një qeveri e besueshme. Jemi duke zbatuar reforma, kemi gjithashtu norma të ulëta interesi”, theksoi kryeministri./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.