IRAN – Rohani: Interesat amerikane në Lindjen e Mesme janë në rrezik

TEHERAN, 7 janar /ATSH-AFP/- Presidenti Hassan Rohani paralajmëroi sot homologun e tij francez, Emmanuel Macron, se interesat amerikane në Lindjen e Mesme ishin në rrezik, pas vrasjes së gjeneralit Soleimani.

“SHBA duhet të kuptojnë se interesat dhe siguria e tyre në rajon janë në rrezik dhe se ata nuk mund t’i shpëtojnë pasojave të këtij krimi të madh”, deklaroi Rohani gjatë një bisede telefonike me Macron.

Sipas një deklarate të presidencës, Rohani shtoi se amerikanët kishin bërë një gabim të madh strategjik duke vrarë Qassem Soleimani-n dhe se sulmi i tyre rrezikonte të kishte efekt të kundërt me rezultatet e pritura nga SHBA.

Irani  ka premtuar se do të hakmerret për vrasjen e Soleimani-t dhe Parisi i kërkoi dje që të mos e ndërmerrte një veprim të tillë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.