GJERMANI – Bundeswehri tërheq trupa nga Iraku

BERLIN, 7 janar /ATSH-ANSA/ – Gjermania do të tërheqë disa prej trupave të saj të vendosura në Irak si pjesë e koalicionit anti ISIS, deklaroi Ministria gjermane e Mbrojtjes (Bundeswehr), pas vrasjes nga SHBA të komandantit iranian të Forcave Kuds, Qassim Soleiman.

”Të 30 ushtarët e vendosur në Bagdad dhe Taji do të transferohen në Jordani dhe Kuvajt”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes duke shtuar se tërheqja “do të jetë e menjëhershme”.

Pas atentatit ndaj Soleimanit janë rritur tensionet në Iran.

OKB ka bërë thirrje shteteve të mos përshkallëzojnë situatën, që paraqitet e rëndë./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.